Kushtet e shërbimit

Kushtet e përdorimit

Duke përdorur faqen dhe duke bërë porosi në Leronue Brand, ju pranoni këto kushte.

Produktet dhe çmimet

Përpiqemi që fotot, përshkrimet dhe çmimet e produkteve të jenë të sakta. Ngjyrat mund të duken pak ndryshe në varësi të ekranit. Çmimet janë në euro (€) dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak, por porosia e konfirmuar paguhet me çmimin e kohës së porosisë.

Porositë

Pas porosisë do t'ju kontaktojmë për konfirmim. Kemi të drejtë të refuzojmë ose anulojmë një porosi nëse produkti nuk është në dispozicion ose nëse të dhënat janë të pasakta.

Pagesa

Pagesa bëhet me para në dorë kur porosia ju dorëzohet.

Transporti

Dërgojmë në Kosovë (3 €, 1–2 ditë pune), Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut (6 €, 3–5 ditë pune). Më shumë detaje gjeni te Politika e transportit.

Kthimi dhe ndërrimi

Nuk pranojmë kthime apo rimbursime; ndërrimet bëhen sipas Politikës së ndërrimit.

Përdorimi i faqes

Nuk lejohet përdorimi i faqes për qëllime të paligjshme ose kopjimi i fotove dhe përmbajtjes pa lejen tonë.

Ndryshimet e kushteve

Këto kushte mund të përditësohen. Versioni i fundit është gjithmonë në këtë faqe.

Kontakti

Për çdo pyetje, na shkruani përmes faqes së kontaktit.